Kolonia "Pa Kufi" filloi edicionin e dytë në Preshevë
Lokale

Kolonia "Pa Kufi" filloi edicionin e dytë në Preshevë

10.Sep.2015 21:07
0
Ka filluar sot Kolonia artistike "Pa Kufi" në Luginë të Preshevës, e cila do të mbahet deri të dielën, më 13 shtator 2015, e ku marrin pjesë njëzet artistë nga trojet shqiptare, si Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi si dhe Diaspora.

Kolonia “Pa Kufi” do të përmbyllet me ekspozitën e përbashkët të artistëve, me punime të cilat do të krijohen gjatë periudhës së mbajtjes së këtij aktiviteti. Ekspozita do të mbahet me 12 shtator 2015 në Preshevë, duke filluar nga ora 19:00.

Qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i artit dhe kulturës Shqiptare si dhe më gjerë, ruajtja dhe zhvillimi i identitetit, ruajtja e trashëgimisë kulturore si dhe nxitja dhe zhvillimi i marrëdhënieve ndërkulturore në mes të Republikës së Kosovës me vendet e rajonit ku ka shqiptarë dhe përfshirja e shoqërisë së luginës në fushën e artit dhe kulturës.

Ky aktivitet organizohet nga Galeria Qahili dhe mbështetet nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, Ministria e Diasporës, Majanca, Meritaterm dhe Hotel Rozafa, njoftuan organizatorët. /Titulli.com/

Daçiq kërcënon shqiptarët e Luginës: Mos gaboni ta themeloni Asociacionin
Kush do të fitojë në Medvegjë, Rama e Thaçi apo partitë serbe, ironizon Vuçiq
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration